Mateu 9:1-3
Mateu 9:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si hipi në varkë, Jezui kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet. Atëherë i sollën një të paralizuar, të shtrirë në një vig. Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha të paralizuarit: «Merr zemër, biri im, të janë falur mëkatet». Disa nga shkruesit thanë me vete: «Ky po fyen Perëndinë».
Ndaje
Lexo Mateu 9Mateu 9:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet. Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ''Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!'' Atëherë disa skribë thanë me vete: ''Ky po blasfemon!''.
Ndaje
Lexo Mateu 9