Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 7:9-11 - Compare All Versions

Mateu 7:9-11 ALBB (Bibla Shqip 1994)

A ka midis jush ndonjë njeri që, po t'i kërkojë i biri bukë, t'i japë një gur? Ose po t'i kërkojë një peshk, t'i japë një gjarpër? Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.

Mateu 7:9-11 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Kush prej jush do t'i jepte gur fëmijës së vet po t'i kërkonte bukë? Ose, do t'i jepte gjarpër po t'i kërkonte peshk? Nëse ju, që jeni të këqij dini t'u jepni fëmijëve tuaj gjëra të mira, aq më shumë Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.