Mateu 7:26-29 - Compare All Versions
Mateu 7:26-29 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Kushdo që i dëgjon, por nuk i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të pamend që e ka ndërtuar shtëpinë në rërë. Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat e u vërsulën kundër kësaj shtëpie, dhe ajo u shemb. I madh qe shkatërrimi i saj». Dhe kur Jezui mbaroi së foluri, turmat mbetën të habitura nga mësimi i tij, se i mësonte me pushtet e jo si shkruesit.
Mateu 7:26-29 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''. Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.