Kalo te përmbajtja

Mateu 6:2-3 - Krahaso të Gjitha Versionet

Mateu 6:2-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç'bën e djathta

Mateu 6:2-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre. Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta