Mateu 5:10-13
Mateu 5:10-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum të përndjekurit për shkak të drejtësisë, se e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ju kur t'ju shajnë e t'ju përndjekin, të thonë të gjitha të këqijat kundër jush me gënjeshtra për shkakun tim. Gëzohuni e ngazëlleni, se shpërblimi juaj do të jetë i madh në qiej. Kështu përndoqën edhe profetët para jush». «Ju jeni kripa e tokës. Por nëse kripa e humbet shijen, si mund ta rifitojë? Nuk ka më asnjë vlerë, përveçse të hidhet e të shkelet prej njerëzve.
Mateu 5:10-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ju kur do t'ju shajnë dhe do t'ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush''. ''Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t'u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.