Mateu 21:8-11 - Compare All Versions
Mateu 21:8-11 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Shumë veta nga turma shtruan në rrugë rrobat e tyre, ndërsa të tjerë prisnin degët e pemëve dhe i shtronin në rrugë. Turmat që ecnin përpara Jezuit dhe ato pas tij, thërrisnin: « Hosana birit të Davidit, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, Hosana në lartësitë e qiejve!». Kur Jezui hyri në Jerusalem, u vu në lëvizje mbarë qyteti. Njerëzit pyesnin: «Kush është ky?». Dhe turmat thoshin: «Ky është profeti Jezu nga Nazareti i Galilesë».
Mateu 21:8-11 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë. Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''. Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''. Dhe turmat thoshin: ''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.