Mateu 18:23-25 - Compare All Versions
Mateu 18:23-25 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan mbretit që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet. Kur filloi, i sollën njërin që i detyrohej dhjetë mijë talenta dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët e gjithçka kishte, që të shlyhej detyrimi.
Ndaje
Mateu 18 AL1Mateu 18:23-25 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet. Mbasi filloi t'i bëjë llogaritë, i sollën një që i detyrohej dhjetë mijë talenta. Dhe, duke qenë se ky nuk kishte të paguante, zotëria e tij urdhëroi që të shitej ai me gruan e tij, bijtë e tij dhe gjithë ç'kishte, dhe të shlyejë detyrimin.
Ndaje
Mateu 18 ALBB