Mateu 17:14-18
Mateu 17:14-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur arritën te turma, Jezuit iu afrua një njeri, i ra në gjunjë e i tha: «Zot, ki mëshirë për tim bir, se ka sëmundjen e tokës dhe vuan shumë. Shpeshherë bie në zjarr e në ujë. Ua solla dishepujve të tu, por ata nuk mundën ta shëronin». Jezui tha: «O brezni e pafe dhe e mbrapshtë! Edhe sa kohë do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Sillmani këtu!». Jezui e qortoi djallin. Atëherë djalli doli prej djaloshit dhe ai u shërua në çast.
Mateu 17:14-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij, tha: ''Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë. Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë''. Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: ''O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t'ju duroj? E sillni këtu tek unë''. Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.