Mateu 15:17-19
Mateu 15:17-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
A nuk e dini se çfarë hyn në gojë, kalon në bark e pastaj jashtëqitet? Ndërsa çfarë del nga goja rrjedh nga zemra dhe kjo e ndot njeriun. Nga zemra dalin mendimet e këqija, vrasjet, tradhtitë bashkëshortore, kurvëritë, vjedhjet, dëshmitë e rreme e fyerjet.
Ndaje
Lexo Mateu 15Mateu 15:17-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz? Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.
Ndaje
Lexo Mateu 15