Mateu 14:23-27
Mateu 14:23-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi shpërndau turmat, u ngjit i vetëm në mal për t'u lutur. Në mbrëmje ai ishte ende aty i vetëm, ndërsa varka ishte tashmë shumë larg bregut dhe rrihej prej dallgëve, se era ishte kundër. Në agim, Jezui erdhi tek ata duke ecur mbi liqen. Por kur e panë dishepujt duke ecur mbi liqen, u tmerruan e thanë: «Është fantazmë!». Dhe bërtitën nga frika. Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».
Mateu 14:23-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjendej aty, i vetëm fare. Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt. Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det. Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ''Është një fantazmë!''. Dhe filluan të bërtasin nga frika; por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: ''Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!''.