Mateu 10:5-8
Mateu 10:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui i dërgoi këta dymbëdhjetë dishepuj e i porositi kështu: «Mos shkoni udhës së kombeve e mos hyni në asnjë qytet samaritanësh, por shkoni te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. Ndërsa shkoni, predikoni e thoni: “Mbretëria e qiejve është afër”. Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit, pastroni të lebrosurit, dëboni djajtë. Falas morët, falas jepni.
Ndaje
Lexo Mateu 10Mateu 10:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve, por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua". Shëroni të sëmurët, pastroni lebrosët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.
Ndaje
Lexo Mateu 10