Mateu 10:40-42
Mateu 10:40-42 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë. Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
Mateu 10:40-42 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit. Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij''.