Malakia 2:14-16
Malakia 2:14-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E ju thoni: “Përse?”. Sepse ZOTI është dëshmitar mes teje e gruas së rinisë sate, me të cilën u tregove i pabesë, ndonëse është bashkëshortja dhe gruaja e besëlidhjes sate. A nuk ju bëri Perëndia një në shpirt? Përse një? Sepse kërkon pasardhës të përkushtuar ndaj Perëndisë, prandaj ruajeni shpirtin tuaj. Mos u tregoni të pabesë me gruan e rinisë. Ai që e urren dhe e ndan të shoqen, thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit, e mbulon veten me dhunë, thotë ZOTI i ushtrive. Ruajeni shpirtin tuaj e mos u tregoni të pabesë.
Malakia 2:14-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes së rinisë sate, ndaj së cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate. Por a nuk i bëri Perëndia një qenie të vetme dhe megjithatë fryma qëndroi në të? Po pse vallë një qenie të vetme? Sepse ai kërkonte një prejardhje nga Perëndia. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe askush të mos sillet me pabesi me bashkëshorten e rinisë së vet. Sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, thotë se ai e urren divorcin dhe atë që e mbulon me dhunë rrobën e vet", thotë Zoti i ushtrive. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe mos u sillni me pabesi.