Luka 18:35-43
Luka 18:35-43 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa Jezui po i afrohej Jerikosë, një i verbër rrinte ulur ndanë udhës e lypte. Kur dëgjoi se po kalonte një turmë, pyeti se çfarë po ndodhte. Ata i thanë: «Po kalon Jezui i Nazaretit». Atëherë ai thirri me zë të lartë: «Jezu, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!». Ata që ecnin përpara e urdhëruan të heshtte, por ai thirri edhe më fort: «Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!». Jezui ndaloi e urdhëroi t'i sillnin të verbrin. Kur ai u afrua, Jezui e pyeti: «Çfarë dëshiron të bëj për ty?». Ai i tha: «Zot, dua të shoh përsëri!». Dhe Jezui i tha: «Shih përsëri! Besimi yt të shpëtoi». Atij iu kthye menjëherë shikimi e shkoi pas Jezuit, duke përlëvduar Perëndinë. Të gjithë ata që e panë, lavdëruan Perëndinë.
Luka 18:35-43 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte; dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte; iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti. Atëherë ai bërtiti duke thënë: ''O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua''. Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ''O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua''. Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdhëroi t'ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti duke thëne: ''Çfarë dëshiron të bëj për ty?''. Dhe ai tha: ''Zot, të rimarr dritën e syve''. Dhe Jezusi i tha: ''Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi''. Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.