Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Luka 12:8-12 - Compare All Versions

Luka 12:8-12 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

«Unë po ju them se kushdo që më rrëfen para njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë atë para engjëjve të Perëndisë. Por, kush më mohon para njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta mohojë atë para engjëjve të Perëndisë. Kush flet kundër Birit të njeriut do të falet, por ai që do të fyejë Shpirtin e shenjtë, nuk do të falet. Kur t'ju dërgojnë para sinagogave, krerëve e pushtetarëve, mos u shqetësoni sesi do të mbroheni apo se çfarë do të thoni. Shpirti i shenjtë do t'ju mësojë se çfarë të thoni në atë çast».

Luka 12:8-12 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë. Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë. Dhe kushdo që do të flasë kundër Birit të njeriut do të jetë i falur, por ai që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk do të jetë i falur. Pastaj, kur do t'ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t'u mbrojtur, ose për çfarë do t'ju duhet të thoni, sepse Fryma e Shenjtë në po atë moment do t'ju mësojë se ç'duhet të thoni''.