Levitiku 6:8-13
Levitiku 6:8-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prifti të marrë një grusht majë mielli prej flisë së drithit, një pjesë të vajit, si dhe të gjithë temjanin e vendosur mbi flinë e drithit e t'i djegë mbi altar si fli erëkëndshme përkujtimi për ZOTIN. Pjesën e mbetur ta hanë Aroni e bijtë e tij si bukë të ndorme. Ta hanë në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. Të mos piqet me tharm, sepse është pjesa që u kam dhënë prej flive të zjarrit. Ajo është shumë e shenjtë, ashtu si flitë për mëkatin dhe flitë për fajin. Prej saj mund të hanë të gjithë pasardhësit meshkuj të Aronit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në lidhje me flitë e zjarrit për ZOTIN. Kush i prek ato, bëhet i shenjtë». ZOTI i tha Moisiut: «Ditën që vajosen si priftërinj, Aroni e bijtë e tij të kushtojnë para ZOTIT tre kilogramë majë mielli si fli drithi të përhershme, gjysmën në mëngjes e gjysmën në darkë.
Levitiku 6:8-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë: "Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i holokaustit. holokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur. Prifti do të veshë tunikën e tij prej liri dhe do të veshë mbi trup pantallonat; dhe do të mbledhë hirin e holokaustit, që zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosë pranë altarit. Pastaj do të heqë rrobat e tij dhe do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin jashtë kampit në një vend të pastër. Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër holokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit. Zjarri duhet të digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet të shuhet.