Levitiku 18:1-5
Levitiku 18:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: unë jam ZOTI, Perëndia juaj. Mos veproni siç veprojnë në tokën e Egjiptit, ku keni jetuar, dhe mos veproni siç veprojnë në tokën e Kanaanit, ku unë po ju çoj. Mos i ndiqni doket e tyre. Zbatojini vendimet e mia dhe mbajini rregullat e mia e ndiqini ato. Unë jam ZOTI, Perëndia juaj. Mbajini rregullat e mia dhe vendimet e mia, se njeriu që i zbaton, do të jetojë përmes tyre. Unë jam ZOTI.
Levitiku 18:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre. Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.