Levitiku 10:1-3
Levitiku 10:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nadabi e Abihui, bijtë e Aronit, morën secili temjanicën e vet, i mbushën me prush, vunë mbi to temjan dhe i kushtuan ZOTIT një zjarr të pashenjtëruar që ai nuk ua kishte urdhëruar. Atëherë prej pranisë së ZOTIT doli një zjarr, që i përpiu, e ata vdiqën në prani të ZOTIT. Atëherë Moisiu i tha Aronit: «Për këtë foli ZOTI kur tha: “Tek ata që më afrohen do ta tregoj shenjtërinë time, do të përlëvdohem para syve të mbarë popullit”». Aroni nuk foli.
Levitiku 10:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij të Aaronit, morën secili temjanicën e vet, i vunë brenda zjarr, vendosën mbi të temjanin dhe ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm, që ai nuk ua kishte urdhëruar. Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit. Prandaj Moisiu i tha Aaronit: "Kjo është ajo për të cilën foli Zoti, duke thënë: "Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlëvduar përpara tërë popullit"". Dhe Aaroni heshti.