Jozueu 7:21-26
Jozueu 7:21-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
mes presë së luftës pashë një gunë shumë të bukur Shinari, dy kilogramë argjend dhe një shufër ari që peshon gjysmë kilogram. Më pëlqyen shumë, prandaj i mora e i fsheha nën dhe, në mes të tendës. Argjendin e kam fshehur poshtë tyre». Jozuehu dërgoi disa njerëz të shkonin me nxitim te tenda e Akanit. Atje gjetën sendet e fshehura dhe argjendin, fshehur poshtë tyre. I nxorën nga tenda, për t'ia sjellë Jozuehut e gjithë popullit të Izraelit e i vunë para ZOTIT. Atëherë Jozuehu dhe i gjithë populli morën Akanin, birin e Zerahut, argjendin, gunën dhe shufrën e arit, bashkë me bijtë e bijat e tij, me qetë, gomarët e delet e tij, tendën e gjithçka i përkiste, e i çuan në luginën e Akorit. Jozuehu u tha: «Përse na e solle këtë fatkeqësi? E pra, sot, ZOTI po ta sjell ty fatkeqësinë». Pastaj i gjithë Izraeli e vrau Akanin me gurë. Si i vranë të gjithë me gurë, i dogjën në zjarr. Mbi të hodhën një grumbull të madh gurësh, që është aty edhe sot e kësaj dite. Atëherë zemërimi i zjarrtë i ZOTIT u fashit, prandaj dhe ai vend quhet deri më sot lugina e Akorit.
Jozueu 7:21-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur pashë midis plaçkës një mantel të bukur të Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari që peshon pesëdhjetë sikla, pata një dëshirë të madhe për to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur në tokë në mes të çadrës sime; dhe argjendi është poshtë". Atëherë Jozueu dërgoi lajmëtarë që vrapuan në çadër; dhe ja, plaçka ishte fshehur në çadrën e tij, dhe argjendi ndodhej poshtë. Ata e morën nga çadra, ia çuan Jozueut dhe tërë bijve të Izraelit, dhe e vendosën përpara Zotit. Atëherë Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrën prej ari, bijtë dhe bijat e tij, qetë e tij, gomarët e tij, delet e tij dhe të gjitha gjërat që i përkisnin, dhe i ngjiti në luginën e Akorit. Dhe Jozueu tha: "Pse na vure në telashe? Zoti do të të vërë në telashe ty sot!". Dhe i tërë Izraeli e vrau me gurë; dhe mbasi e vranë me gurë, e dogjën në zjarr. Pastaj ngritën mbi të një grumbull të madh gurësh, që ekziston edhe sot. Kështu Zoti u qetësua nga rrëmbimi i zemërimit të tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.