Jozueu 7:20-21
Jozueu 7:20-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Akani iu përgjigj Jozuehut: «Është e vërtetë se jam unë që kam mëkatuar kundër ZOTIT, Perëndisë së Izraelit. Ja çfarë kam bërë: mes presë së luftës pashë një gunë shumë të bukur Shinari, dy kilogramë argjend dhe një shufër ari që peshon gjysmë kilogram. Më pëlqyen shumë, prandaj i mora e i fsheha nën dhe, në mes të tendës. Argjendin e kam fshehur poshtë tyre».
Ndaje
Lexo Jozueu 7Jozueu 7:20-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Akani iu përgjigj Jozueut dhe i tha: "Në të vërtetë jam unë që kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, dhe ja ç'kam bërë. Kur pashë midis plaçkës një mantel të bukur të Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari që peshon pesëdhjetë sikla, pata një dëshirë të madhe për to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur në tokë në mes të çadrës sime; dhe argjendi është poshtë".
Ndaje
Lexo Jozueu 7