Jozueu 6:8-9
Jozueu 6:8-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi Jozuehu i kishte dhënë udhëzimet popullit, shtatë priftërinjtë me shtatë boritë prej briri dashi dolën përpara ZOTIT e filluan t'u binin borive. Nga pas i ndiqte arka e besëlidhjes së ZOTIT. Luftëtarët e armatosur ecnin përpara priftërinjve, që u binin borive, ndërsa praparoja vinte pas arkës. Teksa ecnin, jehonte tingulli i borive.
Ndaje
Lexo Jozueu 6Jozueu 6:8-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu, kur Jozueu mbaroi së foluri popullit, shtatë priftërinjtë që mbanin shtatë bori prej briri të dashit përpara Zotit nisën të marshojnë dhe u ranë borive; dhe arka e besëlidhjes së Zotit i ndiqte nga pas. Njerëzit e armatosur marshonin përpara priftërinjve që u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkës; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
Ndaje
Lexo Jozueu 6