Jozueu 6:1-5
Jozueu 6:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jerikoja ishte fortifikuar dhe i kishte mbyllur portat për shkak të izraelitëve. Askush nuk hynte e askush nuk dilte nga qyteti. Atëherë ZOTI i tha Jozuehut: «Ja, Jerikonë po ta dorëzoj ty, me gjithë mbretin e luftëtarët e saj. Të gjithë ju do të marshoni përreth qytetit një herë në ditë. Kështu do të bëni për gjashtë ditë. Shtatë priftërinj do të shkojnë përpara arkës, duke mbajtur shtatë bori prej briri dashi. Ditën e shtatë do të marshoni shtatë herë rreth qytetit dhe priftërinjtë do t'u bien borive. Kur të tingëllojë briri i dashit, sapo të dëgjohet tingulli i borisë, i gjithë populli të lëshojë një britmë të madhe. Muret e qytetit do të shemben dhe populli do të vërsulet nga çdo anë drejt qytetit».
Jozueu 6:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirë nga frika e bijve të Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte në të. Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unë të kam dhënë në dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima. Ju të gjithë, luftëtarët, do të marshoni rreth qytetit, do të silleni një herë rreth tij. Kështu do të bëni gjashtë ditë me radhë. Shtatë priftërinj do të çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri të dashit; por ditën e shtatë do të silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t'u bien borive. Kur ata t'u bien pa pushim brirëve të dashit dhe ju të dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do të bëjë një ulërimë të madhe; atëherë muret e qytetit do të shemben dhe populli do të ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.