Jozueu 5:4-6
Jozueu 5:4-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
I rrethpreu, sepse të gjithë meshkujt e popullit që doli nga Egjipti, të gjithë luftëtarët, kishin vdekur gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë, pas daljes nga Egjipti. Ata kishin qenë të gjithë të rrethprerë, ndërsa djemtë, që kishin lindur gjatë udhëtimit në shkretëtirë pas daljes nga Egjipti, nuk ishin rrethprerë. Izraelitët kishin udhëtuar dyzet vjet nëpër shkretëtirë, derisa kishin vdekur të gjithë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, për shkak se nuk i ishin bindur urdhrit të ZOTIT. Prandaj edhe ZOTI u qe betuar se nuk kishin për ta parë tokën që u kishte premtuar etërve të tyre për ne, tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë.
Jozueu 5:4-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kjo qe arsyeja për të cilin Jozueu i rrethpreu; i tërë populli që kishte dalë nga Egjipti, meshkujt, tërë burrat luftëtarë, kishin vdekur në shkretëtirë gjatë rrugës, mbasi kishin dalë nga Egjipti. Ndërsa tërë populli që kishte dalë nga Egjipti ishte rrethprerë, tërë populli që kishte lindur në shkretëtirë gjatë rrugës mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprerë. Në fakt bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nëpër shkretëtirë derisa tërë populli, domethënë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, u shkatërruan, sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar që nuk do t'u tregonte vendin që do t'u jepte etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.