Jozueu 4:1-7
Jozueu 4:1-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur i gjithë populli kishte kaluar Jordanin, ZOTI i tha Jozuehut: «Zgjidh dymbëdhjetë burra nga populli, nga një për fis, e jepu këtë urdhër: merrni nga shtrati i Jordanit, nga vendi ku shkelën këmbët e priftërinjve, dymbëdhjetë gurë. Merrini me vete dhe lartojini në vendin ku do të fushoni sonte». Jozuehu thirri dymbëdhjetë burrat e zgjedhur nga radhët e izraelitëve, nga një për fis, e u tha: «Kaloni para arkës së ZOTIT, Perëndisë suaj, në mes të Jordanit, dhe merrni nga një gur, sipas numrit të fiseve të Izraelit, e ngrijeni mbi shpatulla. Këta gurë do të jenë shenjë për ju. Kur bijtë tuaj t'ju pyesin në të ardhmen: “Për ju, çfarë janë këta gurë?”, ju do t'u thoni se ujërat e Jordanit u ndanë më dysh para arkës së besëlidhjes së ZOTIT. Kur Arka kaloi përmes Jordanit, ujërat e tij u ndanë më dysh. Këta gurë janë përmendore e përjetshme për popullin e Izraelit».
Jozueu 4:1-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thënë: "Merrni nga radhët e popullit dymbëdhjetë burra, një për çdo fis, dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: "Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni, me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte"". Atëherë Jozueu thirri dymbëdhjetë burrat që kishte zgjedhur ndër bijtë e Izraelit, një për çdo fis, dhe u tha atyre: "Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe secili prej jush të mbajë në kurriz një gur, sipas numrit të fiseve të bijve të Izraelit, me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t'ju pyesin, duke thënë: "Ç'janë për ju këta gurë?", ju do t'u përgjigjeni kështu: "Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë"".