Jozueu 3:2-4
Jozueu 3:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pas tri ditësh, eprorët kaluan përmes fushimit e i dhanë urdhër popullit: «Kur të shihni priftërinjtë e levitët të mbartin arkën e besëlidhjes së ZOTIT, Perëndisë suaj, ngrihuni e shkoni pas saj. Rrini një kilometër larg arkës. Mos u afroni më shumë. Udhën nga duhet të shkoni do ta kuptoni prej arkës, pasi asaj udhe nuk keni kaluar më parë».
Jozueu 3:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbas tri ditëve, oficerët kaluan nëpër tërë kampin, dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: "Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni. Midis jush dhe arkës do të ketë një largësi prej rreth dy mijë kubitësh. Mos iu afroni asaj, me qëllim që të njihni rrugën nëpër të cilën duhet të shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë".