Jozueu 23:1-3
Jozueu 23:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shumë kohë pasi ZOTI i kishte dhënë Izraelit paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozuehu, tashmë i plakur dhe i thyer në moshë, mblodhi të gjithë izraelitët, pleqtë, prijësit, gjykatësit, krerët e u tha: «Tashmë unë jam plak dhe i thyer në moshë. Ju keni parë me sytë tuaj gjithçka u bëri ZOTI, Perëndia juaj, gjithë këtyre kombeve dhe si luftoi për ju.
Jozueu 23:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë, mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë, Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.