Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozueu 19:1-51

Jozueu 19:1-51 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Pjesa e dytë i ra me short fisit të Simeonit. Tokat e pasardhësve të Simeonit shtriheshin, sipas klaneve, brenda pronës së pasardhësve të Judës. Pronë e tyre ishin Bersheba, Sheba, Moladahu, Hacar Shuali, Balahu, Ecemi, Eltoladi, Betuli, Hormahu, Ciklagu, Bet Markaboti, Hacar Susahu, Bet Lebaoti e Sharuheni, gjithsej trembëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Kishin për pronë edhe Ajinin, Rimonin, Eterin e Ashanin, gjithsej katër qytete me fshatrat përreth, si edhe të gjithë fshatrat që ndodheshin pranë këtyre qyteteve deri në Baalat Ber e Ramat Negev. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Simeonit, sipas klaneve. Pjesa e pasardhësve të Simeonit u mor nga pjesa e pasardhësve të Judës, sepse pjesa e tyre ishte tepër e madhe për ta. Prandaj prona e pasardhësve të Simeonit është brenda pronës së pasardhësve të Judës. Pjesa e tretë u ra me short pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Kufiri i pronës së tyre shtrihej deri në Sarid. Prej andej kufiri shkonte drejt perëndimit për në Maralah. Arrinte në Dabeshet e në përroin kundruall Jokneamit. Nga Saridi kthente drejt lindjes deri në kufijtë e Kislot Taborit. Pastaj shkonte në Daberat e ngjitej drejt Jafias. Prej andej shkonte drejt lindjes në Gat Hefer dhe Et Kacin, dilte në Rimon e kthente për në Neah. Në veri kufiri kthente drejt Hanatonit e përfundonte në luginën e Iftahelit. Trojet e tyre përfshinin Katatin, Nahalalin, Shimronin, Idalahun e Betlehemin, gjithsej dymbëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre. Pjesa e katërt u ra me short pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve. Kufiri i tyre përfshinte Izrelin, Kesulotin, Shunemin, Hafarajimin, Shionin, Anaharatin, Rabitin, Kishjonin, Ebecin, Remetin, En Ganimin, En Hadahun dhe Bet Pacecin. Kufiri i tyre prekte Taborin, Shahacimahun, Bet Shemeshin e përfundonte në Jordan, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre. Pjesa e pestë u ra me short pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve. Kufiri i tyre përfshinte Helkatin, Haliun, Betenin, Akshafin, Alamelekun, Amadin, Mishalin e mbërrinte në perëndim deri në Karmel e në Shihor Libnat. Pastaj kthehej drejt perëndimit për në Bet Dagon e mbërrinte në Zabulon e në luginën e Iftahelit. Më pas ngjitej drejt veriut deri në Bet Emek e në Nejel. Prej andej kufiri arrinte në të majtë të Kabulit, në Evron, në Rehob, në Hamon, në Kanë e deri në Sidonin e Madh. Pastaj kufiri kthente drejt Ramahut e shkonte deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente përsëri në drejtim të Hosahut e përfundonte në det. Përfshinte Mehebelin, Akzibin, Umahun, Afekun dhe Rehobin, gjithsej njëzet e dy qytete me fshatrat përreth. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre. Pjesa e gjashtë u ra me short pasardhësve të Neftaliut, sipas klaneve. Kufiri i tyre fillonte nga Helefi e nga dushku i Cananimit, kalonte nga Adami Nekebi, Jabneli, Lakumi e përfundonte në Jordan. Pastaj kufiri kthente nga perëndimi drejt Aznot Taborit e prej andej shkonte në Hukok, prekte Zabulonin nga jugu e Asherin nga perëndimi. Juda e Jordani ishte kufiri lindor. Qytetet e tyre të fortifikuara ishin Cidimi, Ceri, Hamati, Rakati, Kinereti, Adamahu, Ramahu, Hacori, Kedeshi, Edreji, En Hacori, Ironi, Migdal Eli, Horemi, Bet Anati e Bet Shemeshi, gjithsej nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Neftaliut, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre. Pjesa e shtatë u ra me short pasardhësve të fisit të Danit. Kufiri i pronës së tyre përfshinte Corahun, Eshtaolin, Ir Shemeshin, Shalabin, Ajalonin, Itlahun, Elonin, Timnahun, Ekronin, Eltekehun, Gibetonin, Baalatin, Jehudin, Beneberakun, Gat Rimonin, Me Jarkonin, Rakonin e krahinën kundruall Jafës. Kur pasardhësit e Danit i humbën trojet e tyre, sulmuan Leshemin dhe e pushtuan. Banorët e qytetit i vranë me shpatë, ndërsa vetë qytetin e morën për të banuar në të. Qytetit i vunë emrin e Danit, atit të fisit të tyre. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Danit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre. Kur izraelitët përfunduan ndarjen e tokës me short, i dhanë pjesë brenda trojeve të tyre edhe Jozuehut, birit të Nunit, sipas urdhrit të ZOTIT. I dhanë Timnah Serahun në krahinën malore të Efraimit, qytetin që u kishte kërkuar vetë. Jozuehu e ndërtoi qytetin e banoi në të. Këto janë trojet që prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e pleqtë e fiseve u dhanë fiseve të Izraelit me short në Shiloh në prani të ZOTIT, në hyrje të tendës së takimit. Ndarja e vendit përfundoi.

Jozueu 19:1-51 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit sipas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës. Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun, Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin, Eltoladin, Bethulin, Hormahun, Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin, Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre; Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre, dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, sipas familjeve të tyre. Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës. Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, sipas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid. Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit. Nga Saridi kthente në lindje në drejtim të lindjes, deri në kufirin e Flakëve të Taborit, pastaj shtrihej në drejtim të Daberathit, duke arritur deri në Jafia. Që këtej kalonte në lindje deri në Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri në Rimon dhe arrinte në Neath. Pas kësaj kufiri kthente në drejtim të veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte në luginën e Jiftah-Elit. Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. Kjo qe trashëgimia e bijve të Zabulonit, sipas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre. Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre. Territori i tyre shkonte deri në Jezreel, Kesuloth, Shunem, Hafaraim, Shion, Anaharath, Rabith, Kishion, Abets, Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets. Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte në Jordan: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre, qytetet bashkë me fshatrat e tyre. Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, sipas familjeve të tyre. Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin, Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin. Pastaj kthente nga lindja, në drejtim të Beth-Dagonit, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Jiftah-Elit në veri të Beth-Emekut dhe të Nejelit, dhe zgjatej në drejtim të Kabulit në të majtë, dhe në drejtim të Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri në Sidonin e Madh. Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit. Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, sipas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre. Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre. Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi në Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan. Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes. Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi, Adamahu, Ramahu, Hatsori, Kedeshi, Edrei, En-Hatsori, Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre. Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin, Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun, Elonin, Timnathahun, Ekronin, Eltekehun, Gibethonin, Baalathin, Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin, Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos. Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre. Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit sipas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre. Sipas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të. Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.