Jozueu 18:1-3
Jozueu 18:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E gjithë bashkësia e izraelitëve u mblodh në Shiloh e aty ngritën tendën e takimit. Tashmë izraelitët e kishin pushtuar të gjithë vendin, por shtatë nga fiset e izraelitëve kishin mbetur ende pa e marrë trashëgiminë. Atëherë Jozuehu i tha popullit: «Deri kur do të rrini duarkryq pa e marrë tokën që ju ka dhënë ZOTI, Perëndia i etërve tuaj?
Ndaje
Lexo Jozueu 18Jozueu 18:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shiloh, dhe aty ngritën çadrën e mbledhjes. Vendi u ishte nënshtruar atyre. Por kishte midis bijve të Izraelit shtatë fise, që nuk e kishin marrë akoma trashëgiminë e tyre. Kështu Jozueu u tha bijve të Izraelit: "Deri kur nuk do të kujdeseni të shkoni të merrni vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju ka dhënë?
Ndaje
Lexo Jozueu 18