Jobi 7:1-6
Jobi 7:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«A s'është mundim jeta e njeriut mbi dhe e ditët e tij si ditët e rrogëtarit? Siç digjet skllavi për mriz e siç pret rrogëtari shpërblimin, ashtu më ranë mua muaj zbrazëtie dhe m'u caktuan net mjerimi. Nëse shtrihem, them: “Kur do të ngrihem?”, por mbrëmja është e gjatë e unë përpëlitem gjer në ag. Trupin ma mbuluan krimbat e pluhuri, kore e plasaritur më është bërë lëkura. Ditët më ikin më shpejt se vegja e endësit dhe sosen ku soset shpresa.
Jobi 7:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati? Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij, kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje. Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim. Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë. Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.