Jobi 4:1-8
Jobi 4:1-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Elifaz Temaniti u përgjigj e tha: «A mund të flitet me ty, apo s'ke durim? Po kush mund të rrijë pa folur? Ja, shumë veta ke mësuar e duart e mekura ke përtërirë. Fjalët e tua kanë ringritur të rrëzuarit e gjunjëprerët ke mëkëmbur. Tani e ke radhën ti e nuk duron, të ra ty e u trullose. A nuk ke besim te droja e Perëndisë e shpresë te sjellja e përsosur? Thirri mendjes, cili i pafajshëm u rrënua? Ku është ai i drejtë që u shkatërrua? Me sa kam parë unë, kush mih ligësi e mbjell prapësi, ato edhe korr.
Jobi 4:1-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët? Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote? Mbaje mend: cili i pafajshëm është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm? Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.