Jobi 1:20-22
Jobi 1:20-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Jobi u ngrit e shqeu petkat, rruajti kryet e ra përdhe, u përkul e tha: «Cullak dola nga barku i nënës, cullak atje do të kthehem. ZOTI dha e ZOTI mori. Bekuar qoftë emri i ZOTIT!». Me gjithë çka i ndodhi, Jobi nuk mëkatoi e nuk ia vuri fajin Perëndisë.
Ndaje
Lexo Jobi 1Jobi 1:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokën; pastaj ra përmbys dhe adhuroi, dhe tha: "Lakuriq dola nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.
Ndaje
Lexo Jobi 1