Jobi 1:1-5
Jobi 1:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në dheun e Ucit jetonte një njeri me emrin Job. Ai ishte i përkryer e i drejtë, e druante Perëndinë dhe i kthente shpinën të keqes. Atij i kishin lindur shtatë djem e tri vajza. Kishte një pasuri prej shtatë mijë delesh, tre mijë devesh, pesëqind pendë qesh dhe pesëqind gomaricash. Kishte edhe shumë shërbëtorë. Ky ishte njeriu më i madh ndër të gjithë njerëzit e lindjes. Djemtë e tij shkonin me radhë në shtëpitë e njëri-tjetrit për të bërë festë. Ftonin edhe tri motrat për të ngrënë e për të pirë me ta. Pasi i kryenin ditët e festave, Jobi i thërriste për t'i shenjtëruar. Ai çohej herët në mëngjes dhe kushtonte fli shkrumbimi për të gjithë, sepse thoshte: «Ndoshta kanë mëkatuar bijtë e mi e kanë fyer Perëndinë në zemrat e tyre». Kështu vepronte Jobi gjithmonë.
Jobi 1:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes. I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija. Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes. Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e caktuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta. Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t'i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte holokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.