Gjoni 7:1-6
Gjoni 7:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj Jezui vazhdoi të përshkonte Galilenë. Ai nuk donte të kalonte nëpër Jude, se judenjtë kërkonin ta vrisnin. Po afronte festa e Kasolleve, një nga festat e judenjve, dhe vëllezërit e vet i thanë: «Largohu prej këtej e shko në Jude, që edhe dishepujt e tu të shohin veprat që bën! Kush kërkon të jetë i njohur, nuk i fsheh ato që bën. Nëse ti bën vepra të tilla, shfaqja veten botës!». Në të vërtetë as vëllezërit e tij nuk besonin në të. Atëherë Jezui u tha: «Koha ime nuk ka ardhur ende, ndërsa për ju çdo kohë është e përshtatshme.
Gjoni 7:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që judenjtë kërkonin ta vrisnin. Por festa e judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër. Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën. Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të njihet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''. Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.