Gjoni 19:38-39
Gjoni 19:38-39 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pas këtyre, Jozefi nga Arimateja, që ishte fshehtas dishepull i Jezuit nga frika e judenjve, i kërkoi Pilatit të merrte trupin e Jezuit dhe Pilati e lejoi. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin. Erdhi edhe Nikodemi, ai që dikur kishte shkuar natën te Jezui, dhe solli rreth tridhjetë litra përzierje mirre dhe aloeje.
Ndaje
Lexo Gjoni 19Gjoni 19:38-39 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimateja, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit. Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
Ndaje
Lexo Gjoni 19