Gjoni 16:5-8
Gjoni 16:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjëri nga ju nuk po më pyet “ku po shkon?”. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra. Por unë po ju them të vërtetën: është më mirë për ju që unë të shkoj, se po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t'jua dërgoj. Kur të vijë, ai do ta bindë botën se është fajtore në lidhje me mëkatin, drejtësinë dhe gjykimin.
Gjoni 16:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?". Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj. Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.