Gjoni 11:23-27
Gjoni 11:23-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui i tha: «Yt vëlla do të ngjallet». Marta i tha: «E di se do të ngjallet në ngjallje në ditën e fundit». Jezui i tha: «Unë jam ngjallja dhe jeta. Kush beson në mua do të jetojë, edhe nëse vdes. Kushdo që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson këtë?». Ajo i tha: «Po, Zot. Unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që vjen në botë».
Gjoni 11:23-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''. Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''. Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''. Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''