Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 22:3 - Compare All Versions

Jeremia 22:3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Kështu thotë ZOTI: zbatoni të drejtën e drejtësinë dhe çlirojeni nga dora e shtypësit atë që e kanë vjedhur. Mos e mundo e mos dhuno ardhacakun, jetimin e të venë. Mos derdh gjak të pafajshëm në këtë vend.

Jeremia 22:3 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Kështu thotë Zoti: Veproni me ndershmëri dhe drejtësi, çlirojeni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, mos i bini më qafë dhe mos ushtroni dhunë kundër të huajit, jetimit dhe gruas së ve dhe mos derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend.