Jeremia 14:7-11
Jeremia 14:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Ndonëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh, o ZOT, vepro për hir të emrit tënd, se të shumta janë pabesitë tona, kundër teje kemi mëkatuar. O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë ngushtice, pse do të jesh si bujtës në tokë, si kalimtar që kthehet për një natë? Pse bën si njeri i hutuar, si trimi që nuk mund të sjellë shpëtim? Por, ti je mes nesh, o ZOT, e mbi ne thirret emri yt. Mos na braktis!». Kështu thotë ZOTI për këtë popull: «Ua ka ënda të enden, nuk u zënë këmbët dhe, prandaj nuk i pëlqejnë ZOTIT. Ai do të kujtohet për fajet e tyre dhe do t'i ndëshkojë mëkatet e tyre». ZOTI më tha: «Mos u lut për këtë popull, për mirëqenien e tij.
Jeremia 14:7-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje. O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën? Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis! Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre". Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqenien e tij.