Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 14:22 - Compare All Versions

Jeremia 14:22 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

A ka ndër idhujt e kombeve ndonjë që mund të sjellë shiun? A e lëshojnë qiejt vetë shtrëngatën? A nuk je ti ai, o ZOT, Perëndia ynë? Ne shpresojmë te ti, se të gjitha këto ti i ke bërë».

Jeremia 14:22 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.