Gjyqtarët 4:8-9
Gjyqtarët 4:8-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Baraku iu përgjigj: «Do të shkoj po të vish edhe ti me mua. Po nuk erdhe ti, nuk kam për të shkuar». Debora i tha: «Do të vij me ty, por nderi për sulmin nuk do të të mbetet ty, sepse ZOTI do ta dorëzojë Siserin në duart e një gruaje». Debora u ngrit e shkoi me Barakun në Kedesh.
Ndaje
Lexo Gjyqtarët 4Gjyqtarët 4:8-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Baraku iu përgjigj: "Në rast se vjen me mua, unë do të shkoj; por në qoftë se ti nuk vjen me mua, nuk kam për të shkuar". Ajo tha: "Do të vij me siguri me ty; megjithatë në rrugën që je duke ndërmarrë nuk ke për të siguruar asnjë lavdi për vete, sepse Zoti do ta dorëzojë Siseran në duart e një gruaje". Pastaj Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun në Kadesh.
Ndaje
Lexo Gjyqtarët 4