Gjyqtarët 10:1-5
Gjyqtarët 10:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin Tolai, biri i Puahut, të birit të Dodoit, nga fisi i Isaharit. Tolai jetonte në Shamir, në malësinë e Efraimit. Ai qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet. Pastaj vdiq dhe u varros në Shamir. Pas Tolait doli Jairi nga Gileadi. Jairi qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e dy vjet. Ai kishte tridhjetë djem, që kalëronin mbi tridhjetë gomarë. Ata kishin tridhjetë fshatra, që edhe sot e kësaj dite quhen fshatrat e Jairit. Këto fshatra ndodhen në tokën e Gileadit. Jairi vdiq e u varros në Kamon.
Gjyqtarët 10:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte në Shamir, në krahinën malore të Efraimit; qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet me radhë; pastaj vdiq dhe e varrosën në Shamir. Mbas tij doli Jairi, galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë. Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit. Pastaj Jairi vdiq dhe u varros në Kamon.