Jakobit 3:8-11
Jakobit 3:8-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por gjuhën nuk ka mundur ta zbusë asnjeri. Ajo është një e keqe e papërmbajtshme dhe plot me helm vdekjeprurës. Me të bekojmë Zotin e Atin dhe po me të mallkojmë njerëzit që janë krijuar sipas përngjasimit të Perëndisë. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezërit e mi, nuk duhet të ndodhë kështu. A mund të dalë nga i njëjti burim ujë i ëmbël dhe i hidhur?
Ndaje
Lexo Jakobit 3Jakobit 3:8-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s'mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës. Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu. Mos vallë burimi nxjerr nga e njëjta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur?
Ndaje
Lexo Jakobit 3