Jakobit 2:8-13
Jakobit 2:8-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse zbatoni ligjin e mbretërisë sipas Shkrimit: duaje të afërtin si veten, bëni mirë. Por nëse bëni dallime, bëni mëkat dhe ligji ju dënon si shkelës. Kush e zbaton të gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, bëhet fajtor ndaj të gjithë ligjit. Sepse ai që tha: « Mos bëj tradhti bashkëshortore! », tha edhe: « Mos vrit! ». Nëse nuk bën tradhti bashkëshortore, por vret, atëherë ke shkelur ligjin. Prandaj flisni e veproni si njerëz që do të gjykohen me ligjin e lirisë. Gjykimi do të jetë i pamëshirshëm me atë që nuk ka treguar mëshirë, ndërsa mëshira ngadhënjen mbi gjykimin.
Jakobit 2:8-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: ''Duaje të afërmin tënd si vetveten'', bëni mirë; por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës. Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat. Sepse ai që ka thënë: ''Mos shkel kurorën'', ka thënë gjithashtu: ''Mos vrit''. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit. Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë, sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.