Isaia 66:7-11
Isaia 66:7-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Para se të provonte dhimbjet, lindi, para se t'i vinin dhimbjet, lindi djalë. Kush e ka dëgjuar një gjë të tillë? Kush ka parë gjëra të tilla? A mund të lindë një vend në një ditë? A mund të lindë një komb në një çast? E pra, Sionin e zunë dhimbjet e lindjes dhe bijtë e saj ajo i lindi. «Unë, që jam shkaku i lindjes së jetës, nuk do ta bëja të lindte?», thotë ZOTI. «Unë, që kujdesem për çdo lindje, do ta pengoja të lindte?», thotë Perëndia. Gëzohuni për Jerusalemin, ngazëlleni për të, të gjithë ju që e doni! Dëfreni bashkë me të, dëfreni, të gjithë ju që vajtuat për të, që prej gjirit të tij ngushëllues të thithni qumësht e të ngiheni, që prej thithave të begatisë së tij të thithni e të kënaqeni!
Isaia 66:7-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t'i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull. Kush vallë ka dëgjuar një gjë të tillë, kush vallë ka parë gjëra si këto? A lind vallë një vend brenda një dite të vetme apo një komb vjen vallë në dritë brenda një çasti? Por Sioni, me të ndjerë dhembjet, lindi fëmijët e saj. "Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt. Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të, me qëllim që të pini qumësht dhe të ngopeni në gjirin e përdëllimeve të tij, me qëllim që të pini me bollëk dhe të kënaqeni me mbushullimin e lavdisë së tij.