Isaia 64:5-7
Isaia 64:5-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jemi bërë të gjithë si të papastër e çdo drejtësi e jona si rrobë e ndyrë, të gjithë po vyshkemi si gjethja, paudhësitë po na degdisin larg si era. S'ka kush ta thërrasë më emrin tënd, s'ka kush të ngrihet e të mbështetet te ti, se e ke fshehur prej nesh fytyrën tënde, na ke lënë të tretemi prej paudhësive tona. Por, ti, o ZOT, ti je ati ynë, ne jemi balta e ti poçari, të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
Isaia 64:5-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi. Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era. Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t'u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.