Isaia 64:1-4
Isaia 64:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sikur të ishe si zjarri që djeg shkurret e që ujin e bën të vlojë, që t'ua bëje të njohur armiqve emrin tënd. Para teje kombet do të dridheshin! Kur bëre mrekulli që ne nuk i pritnim, zbrite e para teje u trandën malet. Që nga lashtësia nuk ishte dëgjuar, askujt s'ia dëgjuan veshët e nuk ia panë sytë, që tjetër Perëndi, veç teje, të vepronte për atë që kishte shpresë tek ai. Përpara u del atyre që me gëzim zbatojnë drejtësinë atyre që s'të harrojnë, por ecin udhëve të tua. Ja, vërtet ishe i zemëruar, sepse kishin mëkatuar. Për shumë kohë ishim në mëkatet tona, si do të shpëtojmë vallë?
Isaia 64:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Oh, sikur t'i shqyeje qiejt dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet. Ashtu si zjarri djeg degët e thata, ashtu si zjarri e bën ujin të valojë, zbrit për t'ua bërë të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu dhe t'i bësh kombet të dridhen para teje. Kur bëre gjëra të tmerrshme që nuk i prisnim, ti zbrite dhe malet u tundën në praninë tënde. Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.