Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 56:1-5 - Compare All Versions

Isaia 56:1-5 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Kështu thotë ZOTI: Mbajeni të drejtën, zbatojeni drejtësinë, se shpëtimi im po afron, drejtësia ime po shfaqet. Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që e mban të shtunën pa e përdhosur, që i ruan duart nga çdo ligësi. Biri i të ardhurit, që është bashkuar me ZOTIN, të mos thotë: «ZOTI do të më ndajë patjetër nga populli i vet» e as eunuku të mos thotë: «Ja, unë jam një pemë e tharë». Se kështu u thotë ZOTI: «Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time e që ruajnë besëlidhjen time, do t'u jap në shtëpinë time, brenda mureve të mia, një vend përkujtimi dhe një emër më të mirë se të kenë bij e bija. Do t'u jap një emër të amshuar, që s'do të shuhet kurrë.

Isaia 56:1-5 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Kështu thotë Zoti: "Respektoni të drejtën dhe zbatoni drejtësinë, sepse shpëtimi im është duke ardhur dhe drejtësia ime do të shfaqet. Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që respekton të shtunën pa e përdhosur dhe që e përmban dorën e tij nga kryerja e çfarëdo veprimi të keq". Të mos thotë biri i të huajit që është bashkuar me Zotin: "Zoti me siguri më ka përjashtuar nga populli i tij". Dhe të mos thotë eunuku: "Ja, unë jam një dru i thatë". Sepse kështu thotë Zoti: "Eunukët që respektojnë të shtunat e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime, do t'u jap atyre në shtëpinë time dhe brenda mureve të mia një vend dhe një emër, që do të vlejë më tepër nga ai i bijve dhe i bijave; do t'u jap atyre një emër të përjetshëm që nuk do të fshihet kurrë.