Isaia 50:10-11
Isaia 50:10-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kush prej jush e druan ZOTIN, le ta dëgjojë zërin e shërbëtorit të tij. Kush ecën në errësirë e nuk ka dritë, le të shpresojë tek emri i ZOTIT e të mbështetet te Perëndia i tij. E të gjithë ju që ndizni zjarr e që ngjisheni me shigjeta zjarri, shkoni në flakët e zjarrit tuaj mes shigjetave që keni ndezur. Këtë gjë do t'jua bëjë dora ime, me dhimbje në shtrat do të lëngoni.
Ndaje
Lexo Isaia 50Isaia 50:10-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij! Ja, ju të gjithë që ndizni një zjarr, që rrethoheni me ura zjarri, shkoni në flakët e zjarrit tuaj dhe midis urave që keni ndezur! Nga dora ime do të keni këtë: ju do të lëngoni në vuajtje.
Ndaje
Lexo Isaia 50