Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 41:19-20 - Compare All Versions

Isaia 41:19-20 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Në shkretëtirë do ta mbjell cedrin, akacien, mërsinën e ullirin, në shkretëtirë qiparisin do ta vë, bashkë me vidhin e me bredhin. Kështu, do të shohin e do ta dinë, do ta kuptojnë e do ta marrin vesh tok, se këtë e bëri dora e ZOTIT, këtë e krijoi i shenjti i Izraelit.

Isaia 41:19-20 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Do të mbjell në shkretëtirë cedrin, akacien, mërsinën dhe ullirin, do të mbjellë në Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin, me qëllim që ta shohin, ta dinë, ta konsiderojnë dhe ta kuptojnë të gjithë tok se dora e Zotit e ka bërë këtë gjë dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.