Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 41:17 - Compare All Versions

Isaia 41:17 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Skamnorët e nevojtarët kërkojnë ujë, por ujë nuk ka, nga etja gjuha e tyre thahet. Unë, ZOTI, do t'u gjendem, unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.

Isaia 41:17 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Të mjerët dhe të varfrit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t'ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.